Frika se mos Interi mposht Milanin në derbi dhe fiton Scudetto, tifozët e “Djajve” u shesin biletat zikaltërve

Futboll

Frika se mos Interi mposht Milanin në derbi dhe fiton Scudetto, tifozët e “Djajve” u shesin biletat zikaltërve

Më: 22 prill 2024 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Derbi i sotëm i Milanos do të luhet në fushën e Milanit, por sigurisht stadiumi do të jetë i mbushur plotë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, tifozët e Milanit nuk besojnë shumë te fitorja e skuadrës së tyre.

Të frikësuar nga triumfi i mundshëm i Interit, që sigurisht do t’i jepte titullin kampion, ata kanë nisur të shesin biletat e tyre.

Pra, kryesisht në zonën qëndrore të stadiumit apo në sektorët e lartë, mund të ketë më shumë tifozë të Interit, që në këtë sfidë mund të jenë të paktën 20 mijë.

Duket qartë që tifozët kuqezinjë nuk dëshirojnë të jenë në stadium në këtë përballje, ku Interi mund të shpallet kampion i Serie A dhe të festojë përpara tyre. Ndaj, në këtë mënyrë, ata po rishesin biletat për te zikaltërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat