Enrique: Titulli i kampionit mendoj se është gjithnjë e më afër

Futboll

Enrique: Titulli i kampionit mendoj se është gjithnjë e më afër

Më: 22 prill 2024 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Lyonit.

Parisienët mbrëmë mundën Lyonin (4-1), duke bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.

PSG në duel me Lyonin hyri pas fitores se mëdha kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

 “Ndeshja që luhet pas Ligës së Kampionëve gjithmonë është e vështirë”, tha ai.

“Pavarësisht se kundërshtari është një kundërshtar që individualisht dhe kolektivisht di të luajë shumë mirë më topin, mendoj se ne kemi bërë një lojë të mirë, sidomos në pjesën e parë. Ishte një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni. Titulli i kampionit mendoj se është gjithnjë e më afër”, ka theksuar strategu spanjoll.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat