Ish presidenti i Barcelonës, Laporta: Refuzuam 250 milionë euro nga Interi për Messin

Futboll

Ish presidenti i Barcelonës, Laporta: Refuzuam 250 milionë euro nga Interi për Messin

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:12
Lionel Messi

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar se ka refuzuar ofertën me vlerë 250 milionë euro nga Interi në vitin 2006 për shërbimet e sulmuesit Leo Messi.

Laporte ishte në kreun e Barcelonës nga viti 2003 deri në 2010, ndërsa tani është përsëri kandidat pas dorëheqjes së Josep Maria Bartoemut.

Në një intervistë për Radio Onda Cero, Laporte zbuloi ofertën e ‘çmendur’ që refuzoi për Messin.

“Askush që e do Barcelonën nuk duhet të këtë dyshime për Messin. Shpresoj të bëhem president dhe pastaj do bisedoj me të”.

“Refuzuam 250 milionë euro nga Interi në vitin 2006. Moratti dëshironte ta transferonte”, shpjegoi ai.

Sidoqoftë, kandidati kryesor mbete Victor Font me një super projekt që synon t’i rikthejë në klub legjendat e skuadrës, si Andres Iniesta, Xavi, Pep Guardiola dhe Carles Puyol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat