Nacho: Kam shumë oferta, por nuk largohem nga Reali

Futboll

Nacho: Kam shumë oferta, por nuk largohem nga Reali

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 08:29
Nacho Fernandez

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez insiston se nuk mendon të largohet nga klubi gjatë verës.

Spanjolli në dy edicionet e fundit ka qenë zëvendësues pas Sergio Ramos dhe Raphael Varane, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, mungesa e Ramosit me shumë mundësi do lejojë Nachon të jetë titullar pranë Varanes.

I pyetur për të ardhmen, 30-vjeçari theksoi se pavarësisht ofertave nuk do largohet.

“Prisja që të luaj për Real Madridin një ditë dhe kam bërë rreth 200”.

“Jam i lumtur dhe jam ku dua të jem. Do luftojë për klubin që gjithmonë kam shpresuar të jem. Nuk do ta ndryshoj për askënd”.

“Çdo verë ka oferta, por jam i lumtur. Do doja të luaja më shumë, por kam ëndërruar të luaj për këtë skuadër”, deklaroi ai.

Në ndeshjen e fundit, Reali pësoi humbje befasuese nga Alavesi dhe ndaj Shakhtarit nga minuta e parë pritet të jenë Ferland Mendy, Martin Odegaard dhe Karim Benzema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat