PSG-ja, 4 mungesa të rëndësishme ndaj Manchester Utd

Futboll

PSG-ja, 4 mungesa të rëndësishme ndaj Manchester Utd

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:08
PSG-ja, 4 mungesa të rëndësishme ndaj Man.United

PSG ka konfirmuar mungesën e katër yjeve të skuadrës në ndeshjen e radhës ndaj Manchester Unitedit.

Klubi francez përmes një komunikate bëri të ditur se Mauro Icardi, Pablo Sarabia, Julian Draxler dhe Juan Bernat do mungojnë në këtë ndeshje.

Icardi ka pësuar lëndim në stërvitje dhe nuk do jetë i gatshëm të rikthehet para 48 orëve.

Sarabia gjithashtu ka pasur dhimbje muskulore në stërvitje dhe nuk do rikthehet para dy ditë.

Julian Draxler është afër shërimit nga lëndimi dhe ka nisur stërvitjen e plotë me skuadrën.

Ndërsa, Bernat është duke vazhduar shërimin nga operacioni në gju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat