Reali vetëm për fitore

Futboll

Reali vetëm për fitore

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:12
Formacioni i Realit

Real Madrid është mysafirë i Shakhtar Donetsk sonte ku i duhet domosdo fitorja për të kaluar në 1/8 e finales se Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në mes të këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me fitoren e befasishme të Shakhtar të cilët e kishin me 10 mungesa Real Madridin.

Megjithatë, Reali është këndellur dhe tani është në vendin e dytë pas katër ndeshjeve me 7 pikë.

Për Shakhtar kjo do të jetë përballje për jetë a vdekje pasi që do të jetë ajo që do ta përcaktojë ecurinë e tyre në Ligën e Kampionëve.

Për Real Madridin në formacion është kthyer Karim Benzema që ka munguar që disa ndeshje e që do të asistohet nga Rodrygo dhe Asensio.

Ndeshja zhvillohet në orën 18:55 në Kiev të Ukrainës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat