Tuchel: Mbappe e ka cilësinë, personalitetin dhe përvojën

Futboll

Tuchel: Mbappe e ka cilësinë, personalitetin dhe përvojën

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Tuchel: Mbappe e ka cilësinë, personalitetin dhe përvojën

Trajneri  i PSG-së Thomas Tuchel vendos shumë për të ardhmen e stolit të tij sot në “Old Trafford.

“Kjo ndeshje është si një finale për ne. Ne nuk jemi këtu për të gjetur justifikime.

Duhet të tregojmë gjërat më të mira për të fituar. Është e mundur, pavarësisht se është një sfidë e madhe”, tha trajneri i PSG-së.

Mbappe ka gati një vit që nuk shënon në Champions dhe tekniku gjerman fajëson edhe formën e talentit të tij përpara porte për krizën: “Kam dëgjuar për këtë statistikë vetëm një orë më parë.

Do të jetë një shans i mirë për t’i dhënë fund kësaj periudhe. Kjo mund të jetë një nga arsyet përse kemi vetëm 6 pikë. Nuk mund ta shpjegoj, sepse Mbappe e ka cilësinë, personalitetin dhe përvojën për të qenë vendimtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat