Milani vendos

Futboll

Milani vendos

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:59
Çalhanoglu

AC Milani nuk është i përgatitur të shesë sulmuesin Hakan Çalhanoglu në janar, edhe nëse ai nuk e rinovon kontratën.

Turku shumicën e rasteve ka qenë lojtari çelës nën urdhrat e Stefano Piolit, por kontrata i skadon në verën e vitit 2021.

Pavarësisht negociatave, Çalhanoglu ende s’ka rinovuar me "Rossonerët", andaj është i hapur të diskutojë me klubet e tjera që nga janari.

Sidoqoftë, Milani dëshiron ta mbajë në klub dhe assesi s’mendon ta shesë në afatin dimëror ish yllin e Bayer Leverkusenit.

Edhe nëse lojtari nuk rinovon kontratën, Çalhanoglu do mbetet në "San Siro" deri në fundin e edicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat