Trajneri i Fiorentinës del negativ në testin e fundit për Covid-19

Futboll

Trajneri i Fiorentinës del negativ në testin e fundit për Covid-19

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 00:58
Cesare Prandelli

Skuadra e Fiorentinës ka njoftuar se trajneri i tyre, Cesare Prandelli ka prezultuar negativ në testin e fundit për Covid-19.

Trajneri i “Violetëve” doli pozitiv me Covid-19, ditën e mërkurë, por më të kryer tre teste radhazi këtë javë ai doli të ishte negativ.

Prandaj Prandelli do të kthehet nesër në qendrën sportive dhe të vazhdojë përgatitjet përpara ndeshjes së së hënës kundër Genoas.

“Fiorentina njofton që të Mërkurën, të Enjten dhe të Premten, Cesare Prandelli iu nënshtrua testeve molekulare për të kërkuar COVID-19”.

“Testet e kryera treguan një rezultat negativ në të tre rastet, ndryshe nga sa u tha të martën në mbrëmje”, thuhet në komunikatën e klubit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat