McKennie paralajmëron Barcelonën

Futboll

McKennie paralajmëron Barcelonën

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 11:28
Weston McKennie

Weston McKennie shënoi në Derby della Mole dhe ndihmoi ekipin e tij të fitojë ndeshjen.

Ai pas ndeshjes ndaj Torinos tha se ishte ndeshje e vështirë, por që tani “Bianconerët” janë të koncentruar në ndeshjen me Barcelonën, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Ishte ndeshje e fortë, vuajtëm në pjesën e parë, skishim ritmin dhe balancin për ti mposhtur ata”, tha amerikani për “SkySport”.

“Doja të bëja më të mirën, sepse gjithmonë mendoj për ekipin. Më pëlqen të hyj në zonë, e bëra dhe funksionoi”, tha ai.

“Cuadrado dhe unë nuk jemi vetëm të ngjajshëm, por edhe kuptohemi mirë. Ne jemi të uritur për Barcelonën, ne do t’i studiojmë dhe do të analizojmë si të marrim rezultat pozitiv”, përfundoi Weston McKennie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat