Chelsea favorit për ta fituar

Futboll

Chelsea favorit për ta fituar

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:34
Chelsea favorit për ta fituar

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se tani për tani Chelsea është favorit për ta fituar Premierligën këtë sezon.

Të kaltrit e udhëhequr nga Frank Lampard janë liderë të ligës elitare angleze, pas fitores 3:1 kundër Leeds United të shtunën dhe kanë një pikë më shumë se kampioni në fuqi, Liverpooli, dhe se Tottenhamit, të cilët ndeshjet e kësaj jave i zhvillojnë sot.

Klopp beson se skuadra londineze është kërcënimi më i madh për skuadrën e tij në luftë për mbrojtjen e titullit.

“Tottenhami është duke luajtur shumë mirë dhe për mua, Chelsea është favorit tani për tani”, tha Klopp.

“Chelsea ka skuadër të madhe me lojtarë të mëdhenj dhe po luan shumë mirë. Tani ata janë ekip i plotë dhe kanë mundësi të jashtëzakonshme për të bërë ndryshime nga ndeshja në ndeshje”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat