Verona e Cagliari ndajnë nga një pikë

Futboll

Verona e Cagliari ndajnë nga një pikë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:45
Verona e Cagliari ndajnë nga një pikë

Verona dhe Cagliari nuk shkuan përtej një barazimi 1-1, duke marrë nga një pikë, në ndeshjen e parë të ditës në kampionatin italian dhe u detyruan të kënaqen me nga një pikë.

Skuadra e drejtuar nga Ivan Juric vinte pas fitores së bujshme 0-2 në transfertë ndaj Atalantës dhe bëri shumë mirë në pjesën e parë, duke shënuar dy herë me Di Carminen e Zaccagnin, por goli i të parit u anulua për një pozicion jashtë loje.

Nga ana tjetër Cagliari nuk ishte shumë i qartë në manovrën sulmuese, megjithatë arriti të godasë dy herë traversën e portës së Veronës pas goditjeve standarde, ndërsa golin e barazimit e shënoi Marin në të vetmin aksion të qartë.

Në 10 minutat e fundit Verona ngriti sërish nivelin e lojës dhe i shkoi shumë pranë golit të fitores, por të rinjtë si Favili, Salcedo e Colley shpërdoruan mundësi shumë të mira dhe nuk arritën të ndryshojnë fatin e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat