Ibra garanton...

Futboll

Ibra garanton...

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:51
Ibra garanton...

Ai është ylli më i shndritshëm i këtij Milani ose më saktë është hëna e rrethuar nga shumë yje në qiellin e një mbrëmjeje vere.

Zlatan Ibrahimoviç, njeriu që ka transformuar kuqezinjtë në pak muaj dhe është gjithmonë e më lider i kësaj skuadre, i ka dhuruar disa minuta ishkapitenit të “Djallit”, Masimo Ambrozinit, nëpërmjet studios së “Sky Sport”, me suedezin që dihet, nuk mund të mungojë pa lëshuar edhe batuta: “Ambro më thuaj, po të flas nga zyra e bosit, nga ajo që ka qenë e Berluskonit. Ti ke kujtime të bukura nga këtu apo jo?!”, bën hyrjen e tij suedezi, i cili më pas i përkushtohet pyetjeve të ish-mesfushorit, tashmë të shndërruar në një gazetar e opinionist.

Ish-kapiteni Ambrozini kërkon të dijë nga Zlatani, se si një lojtar që jeton 24 orë në 24 me ekipin, ku mund të arrijnë sivjet: “Pikësëpari dua të them se shoh më në fund shumë uri dhe dëshirë te ky grup.

Po bëjmë gjëra të mira, por nuk kemi as ëndrra dhe as objektiva. Unë timin personal e kam, por në fushë luhet me kolektiv. E rëndësishme është që jemi vite dritë larg ekipit të sezonit të kaluar.

Ndoshta, nuk jemi as Juventusi dhe as Interi, pasi kemi një grup shumë të ri dhe është ndryshe të kesh dëshirë të fitosh, ndryshe të arrish të fitosh dhe një pjesë e madhe e Milanit aktual nuk është mësuar me këtë ndryshim. Gjithsesi, ne duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje, të fitojmë eksperiencë.

Por me atë që kam parë në këto 8-9 muaj këtu, mendoj se Champions-in e kapim me siguri. E them me bindje këtë sepse ky grup nuk ka vetëm freski, talent e cilësi, por kam nisur të shoh edhe sakrificë e disiplinë dhe këto dy aspekte janë më të rëndësishme për të arritur te gjërat e mëdha”, përfundoi Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat