Kumbulla gabon pasimin, detyron shokun e tij Pedro të marrë të kuq

Futboll

Kumbulla gabon pasimin, detyron shokun e tij Pedro të marrë të kuq

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
Kumbulla gabon pasimin, detyron shokun e tij Pedro të marrë të kuq

Kumbulla gabon pasimin, detyron shokun e tij Pedro të marrë të kuq!

Ka mjaftuar një gabim i Marash Kumbullës në pasim në sulm që Roma të gjendet me dhjetë futbollistë përballë Sassuolos.

Spanjolli Pedro ka ndjekur lojtarin kundërshtar nga pas për ta ndaluar në një kundërsulm të rrezikshëm dhe si pasojë mori të verdhën e dytë (i kuq pra).

Megjithatë, verdhekuqtë reaguan duke gjetur rrjetën me Mkhitaryan, por në atë episod, Dzeko shkaktoi faull ndaj lojtarit të Sassuolos dhe VAR anuloi gjithçka. Ende 0-0 në “Olimpico” dhe 45′ të dyta ende për t’u luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat