Shqiptarët shënojnë për fitoren bindëse të Zurich-ut

Futboll

Shqiptarët shënojnë për fitoren bindëse të Zurich-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:53
Shqiptarët shënojnë për fitoren bindëse të Zurich-ut

Toni Domgjoni dhe Benjamin Kololli, janë protagonistë të fitores së Zurich-ut, me rezultat 4:0 ndaj Lausanne-s, në takimin e javës së 10-të të Kampionatit të Zvicrës.

Në minutën e 17-të, Domgjoni për bukuri lirohet dhe nga rreth 17-18 dërgon goditje të fuqishme, duke e lënë të shtangur portierin Diaw, që vetëm me sy e shikoi topin se si përplaset në rrjetë, 1:0.

Në minutën e 28-të, reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, me vetëmohim të pashoq, asiston deri të Aiyegun dhe ky i fundit nga afërsia realizon për 2:0.

Në minutën e 90-të, Benjamin Kololli nga rreth 11 metra thellon epërsinë në 3:0. Cesay në minutëne  90+2, thellon fitoren në 4:0.

Fidan Aliti, Toni Domgjoni dhe Benjamin Kololli (u zëvendësua në minutën e 90+3), u paraqitën standardë për Zurich-un. 

Zurich ngrihet në pozitën e 3-të me 14 pikë, kurse Lausanne është në pozitën e 6-të me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat