Barcelona në krizë

Futboll

Barcelona në krizë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 18:01
Barcelona në krizë

Humbja e pësuar në kampionat kundër Cadiz ka shkaktuar shumë pakënaqësi brenda ekipit kundrejt punës së Ronald Koeman.

Holandezi ka zhgënjyer duke parë se skuadra nuk ka patur kurrë vazhdimësi dhe nuk ka dhënë sinjale përmirësimi.

E vetmja notë pozitive ka qenë fitorja në Champions League kundër Juventus-it në Torino, por më pas nuk ka ardhur një seri fitoresh bindëse.

Zhgënjimi i madh ka ardhur kundër Cadiz, pasi katanalasit kanë dominuar në zotërimin e topit. Ka qenë një goditje e madhe për besueshmërinë e trajnerit. Dhe në Spanjë kanë filluar të flasin për një ultimatum që i është dhënë Koeman-it.

Ndeshja kundër Juventus-it mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Koeman që në rast humbjeje, mund të shkarkohet.

Sipas Dona Balon, drejtuesit e klubit mund t’ia besojnë stolin e Koeman Francisco Javier Garcia Pimienta, trajneri i aktual i Barcelona B që ka fituar një mundësi për punën e tij me ekipet e moshave, ku skuadrat e atij kanë shprehur filozofinë aq të dashur për katalanasit.

Nëse Koeman nuk e kthen skuadrën në rrugën e duhur, Pimienta mund ta marrë telefonatën e ëndrrave javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat