Raiola lëshon lajmin e papritur për të ardhmen e Pogbas

Futboll

Raiola lëshon lajmin e papritur për të ardhmen e Pogbas

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:59
Mino Raiola

Mino Raiola, agjent i Paul Pogbas, ka lëshuar një deklaratë të fuqishme mbi të ardhmen e mesfushorit francez për të cilin ka thënë se periudha e tij me Manchester United ka përfunduar.

Duke folur për gazetën italiane “Tuttosport”, Raiola ka thënë:

"Unë mund të them se ka mbaruar gjithçka ndërmjet Paul Pogbas dhe Manchester United".

Manchester United dhe Pogba kurrë nuk gjetën një marrëveshje mbi zgjatjen e kontratës e cila skadon në vitin 2022.

Pogba gjithmonë ka zbuluar se ëndrra e tij për të luajtur për Real Madrid është shumë e madhe dhe ai ishte në listën e dëshirave të Juventusit muaj më parë si shënjestra e parë para situatës me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat