Raiola befason të gjithë me deklaratën e tij për Pogbën

Futboll

Raiola befason të gjithë me deklaratën e tij për Pogbën

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Mino Raiola dhe Paul Pogba

Mino Raiola ka thënë se koha e Paul Pogbas te Manchester United ka përfunduar.

Duket se mesfushori francez në janar ose në verën e vitit të ardhshëm do të largohet nga Djajtë e Kuq.

Juventusi dhe Real Madridi janë dy skuadrat më të interesuar për transferimin e Pogbës, që është i hapur për të ndryshuar ambient.

“Ka përfunduar. Ai ka kontratë deri më 2022, për unë mendoj se do të ishte mirë për të gjitha palët, që Paul të shitet në afatin kalimtar të radhës”, kështu ka thënë Raiola në një intervistë për Tuttosport për të ardhmen e francezit në Old Trafford.

Kjo deklaratë e Raiolës vjen një ditë pas fjalëve të Pogbës se po ndihet mirë te United dhe ka filluar të rikthehet në formën e tij më të mirë.

Po ashtu, një ditë para një ndeshje tejet të vështirë për klubin anglez në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat