Ahmeti reagon pasi Kosova mëson kundërshtarët e saj për Katarin 2020

Futboll

Ahmeti reagon pasi Kosova mëson kundërshtarët e saj për Katarin 2020

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:54
Foto Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mësuar sot kundërshtarët e saj për kualifikimet e botërorit Katari 2020.

E kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk ka lënë pa komentuar kundërshtarët e ‘dardanëve’.

Ai ka përkujtuar se tri nga katër ekipet kundërshtare janë shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Mashalla me Spanjën, Greqinë, Suedinë e Gjeorgjinë në grup për kualifikime në botëror. Prej tyre veç Suedia na ka njohur! Të tjerat veç duhet të rrinë në këmbë kur të intonohet himni e duke shikuar flamurin. Edhe duhet dalë në TV në krejt botën duke luajtur me neve. Fadil Vokrri!”, shkruan Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat