Sokoli: Grup i vështirë, nuk duhet të dorëzohemi

Futboll

Sokoli: Grup i vështirë, nuk duhet të dorëzohemi

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 20:43
Bylbyl Sokoli

Ish trajneri i shumë klubeve elitare së Superligës së Kosovës, Bylbyl Sokoli ka folur lidhur me grupin në të cilin gjenden “Dardanët” në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Kosova është në grupin B, grup mjaftë i vështirë së bashku Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Mirëpo, Sokoli tha se pavarësisht se jemi në grup të vështirë ne nuk duhet dorëzohemi.

“Është një grup i vështirë për Kosovën dhe kuptohet që Kosova i ka gjasat e veta, por duhet të theksuar se kundërshtarët janë ekipe cilësore dhe tradicionalisht shumë të forta. Megjithatë nuk duhet dorëzohemi dhe ndeshje pas ndeshje duhet të bëjmë më të mirën”, u shpreh ai.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja e parë për Kosovën në kuadër të këtyre kualifikimeve zhvillohet me 24-25 mars 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat