Dikur fitonte trofe, ku është sot Izair Emini?

Futboll

Dikur fitonte trofe, ku është sot Izair Emini?

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:27
Dikur fitonte trofe, ku është sot Izair Emini?

Izair Eminin, futbollistin e njohur tetovar, autorin e shumë golave të bukur në fanellën e Shkëndijës, Renovës, Kukësit, Dritës së Gjilanit e tjerë, ka disa muaj që nuk e shohim në media.

Me klubet që ka luajtur, ai ka fituar nëntë trofe, të gjitha në trojet shqiptare. Me Renovën ishte golashënues më i mirë i kampionatit të Maqedonisë, me 20 gola të shënuar në sezonin 2014/15.

“Nga shtatori jam në pushim, dmth pasi vendosa të shkëpusë kontratën me Dritën e Gjilanit. Për momentin jam pa klub, deri në janar besoj. Të jem i sinqertë kisha disa oferta nga disa skuadra modeste por nuk desha të shkojë. Dëshiroja të pushojë me familjen”, e nis bisedën për News-TV, Izair Emini.  

Mesfushori me tipare sulmuese tregon arsyen e ndarjes së dyanshme me kampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit.

“Po unë nuk dëshiroja të qëndrojë në stol dhe me FC Drita vendosëm së bashku që të ndërpresim kontratën me klubin e FC Drita. Nuk mund t’i toleroj vetës që të rri rezervë dhe ky ishte shkaku që erdhi deri te prishja e kontratës

Edhe pse është 35-vjec, “Izo” thotë se ndihet në formë.

“Unë vazhdimisht bëj ushtrime. Luaj futboll të vogël me shokë sa për të mbajtur formën. Nuk e di për momentin. Jam duke pushuar dhe po shijoj këto momente pranë familjes, duke pritur afatin e janarit, ndoshta do të gjej ndonjë ekip. Ndjehem mirë dhe shpresoj të luaj të paktën edhe një vit”, përfundoi Emini.

Gjatë karrierës së tij, Izair Emini ka fituar nëntë trofe. Me Shkëndijën e Tetovës tre herë doli kampion, fitoi edhe kupën e superkupën, me Kukësin në Shqipëri doli kampion dhe fitoi kupën dhe superkupën, si dhe me Dritën e Gjilanit doli kampion në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat