Ronaldo dhe Juventusi jo vetëm që do të respektojnë kontratën...

Futboll

Ronaldo dhe Juventusi jo vetëm që do të respektojnë kontratën...

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:54
Ronaldo dhe Juventusi jo vetëm që do të respektojnë kontratën...

Cristiano Ronaldo dhe Juventusi jo vetëm që do të respektojnë kontratën deri më 30 qershor 2022, siç konfirmoi disa ditë më parë edhe menaxheri i portugezit, Zhorzh Mendesh, por ky i fundit kur nënvizoi “surpriza”, gjithçka u nënkuptua me të drejtë për një rinovim të mundshëm mes palëve.

Dhe, me sa duket, bisedimet mes “Zonjës së Vjetër” dhe CR7 për të shtyrë bashkëpunimin mes tyre kanë nisur prej disa ditësh, ku akordi paraprak është data 30 qershor 2024, kur Ronaldo të jetë 39 vjeç.

Por, ndërkohë, Juventusi kërkon një ulje të pagës aktuale të luzitanit, duke kaluar nga 31 në 20 milionë euro, por për momentin Ronaldo nuk duket shumë euforik, pasi kërkon që të ruajë pagën aktuale.

Gjithsesi, bisedimet vazhdojnë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat