Ronaldo me Juven heshtin Barcelonën! Manchester Utd tronditet

Futboll

Ronaldo me Juven heshtin Barcelonën! Manchester Utd tronditet

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 21:34
Pamje nga ndeshja Barcelona - Juventus

(E plotrësuar) - Mbrëmje e keqe për Manchester Utd, duke pësuar humbje si mysafirë me rezultat 3:2 nga skuadra gjermane Leipzig dhe kësisoj eliminohen nga garat e Champions League. 

Kjo ndeshje ishte sikur finale, sepse “Djajtë e kuq!” edhe me barazim do të avanconin tutje, por sonte nuk e kishin mbrëmjen e tyre.

Leipzig avancon në të tetën e finales, ndërsa Manchester Utd vazhdon garat në Europa League. 
Angelino në minutën e 2-të, Haidara në atë të 13-tën, Kluivert (69’) shënuan për fitoren e madhe të skuadrës gjermane.

Image

Leipzig-Manchester Utd

Në minutën e 80-të, Fernandes shënon nga penalltia për 3:1 dhe Pogba në atë të 82-tën (3:2), por nuk mjaftuan këto gola për Manchester Utd.

Ndeshja mes PSG-së dhe Basaksehir-it u ndërpre, shkak gjyqtari i katërt ka përdorur fjalor racist ndaj trajnerit të Basaksehir dhe skuadra turke tërhiqet nga fusha në minutën e 16-të. 

Barcelona pëson fiasko si vendas me rezultat 3:0 nga Juventusi. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u ballafaquan mes vete, por  Ronaldo doli më i suksesshëm më ekip. Ronaldo shënon në minutën e 13-të dhe të 52-tën, që të dy golat nga penalltia dhe futbollisti Weston McKennie në minutën e 20-të.

Image

Juventus

Myrto Uzuni, reprezentues i Shqipërisë, u paraqitë 74 minuta për Ferencvarosin por pësuan humbje me 1:0 nga Dynamo Kiev. Autor i golit është Popov në minutën e 60-të.

Image

Në të tetën e finales janë kualifikuar: Chelsea, Sevilla, Dortmundi, Lazio, Juventusi, Barcelona, Leipzig, PSG, Bayern Munihu, Manchester City, Porto, Liverpooli. Në Europa League shkojnë Manchester Utd, Dynamo Kiev, Club Brugge, Krasnodar. Nesër do të dihen edhe skuadrat tjera që do të kualifikohen në Champions League dhe cilat do të shkojnë edhe në Europa League. 

Grupi E
Rennes-Sevilla 1:3 (0:2)
Chelsea-Krasnodar 1:1 (1:1)

Tabela 
1. Chelsea    6    4    2    0    14:2    14
2. Sevilla    6    4    1    1    9:8    13
3. Krasnodar    6    1    2    3    6:11    5
4. Rennes    6    0    1    5    3:11    1

Grupi F
Lazio-Club Brugge 2:2 (2:1)
Zenit-Dortmund 1:2 (1:0)

Tabela
1. Dortmund    6    4    1    1    12:5    13
2. Lazio    6    2    4    0    11:7    10
3. Club Brugge KV    6    2    2    2    8:10    8
4. Zenit    6    0    1    5    4:13    1

Grupi G
Barcelona-Juventus 0:3 (0:2)
Dynamo (K)-Ferencvaros 1:0 (0:0)

Tabela
1. Juventus    6    5    0    1    14:4    15
2. Barcelona    6    5    0    1    16:5    15
3. Dynamo        6    1    1    4    4:13    4
4. Ferencvaros    6    0    1    5    5:17    1

Grupi H
Leipzig-Manchester Utd 3:2 (2:0)
PSG-Basaksehir u ndëpre (21’)

Tabela
1. RB Leipzig    6    4    0    2    11:12    12
2. PSG    5    3    0    2    8:5    9
3. Manchester Utd    6    3    0    3    15:10    9
4. Basaksehir    5    1    0    4    6:13    3
 
Në minutën e 82-të, Pogba ngushton rezultatin në 3:2, Manchester Utd hap mundësinë e kualifikimit. Në minutën e 80-të, Fernandes shënon nga penalltia për 3:1.

80' Gjithçka pothuajse është e qartë.

75' Juventusi me këtë rezultat siguron vendin e parë në grup. 

70' Barcelona është shumë afër humbjes së parë në fazën e grupeve.

69' Kluivert thellon rezultatin 3:0 Leipzigun.

për 58' Barcelona me këtë rezultat humb vendin e parë.

52' Ronaldo sërish shënon nga penalltia, goli i dytë i tij. Juventusi avancon me 0:3 ndaj Barcelonës.

Grupi E
Rennes-Sevilla 1:3
Chelsea-Krasnodar 1:1

Grupi F
Lazio-Club Brugge 2:2 (2:1)
Zenit-Dortmund 1:2 (1:0)

Grupi G
Barcelona-Juventus 0:3
Dynamo (K)-Ferencvaros 1:0

Grupi H
Leipzig-Manchester Utd 3:2
PSG-Basaksehir 0:0 - u ndërpre

50' Ndeshje me rivalitet kudo, përveç PSG dhe Basaksehir që u ndërpre për shkak të fyerjeve raciste, siç raportohet gjyqtarit  ndaj ekipit Basaksehir. 

Juve po fiton ndaj Barcelonës.

Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para.

45' Manchester Utd po kalon minuta shumë të vështira, po pëson humbjwe 2:0, rezultat që e çon në shtëpi. 40' Manchester Utd është në presion, vetëm barazimi e shpëton. 

36' Juventusi ka epërsi të mirë, ndërsa Manchester Utd është në situatë të rëndë.

31' Ndeshje me rivalitet, Messi me Barcelonën luftojnë për të përmbysur humbjen.

28' Chelsea barazon rezultatin, Jorginho shënon nga penalltia, 1:1.

24' Chelsea në disavantazh nga Krasnodari. Autor i golit është Remy Cabella. 

20' Futbollisti Weston McKennie shënon për Juventusin, avancojnë me 0:2 kundër Barcelonës. 

18' Lojëra të mira. 

Grupi E
Rennes-Sevilla 0:1
Chelsea-Krasnodar 1:1

Grupi F
Lazio-Club Brugge 2:2 (2:1)
Zenit-Dortmund 1:2 (1:0)

Grupi G
Barcelona-Juventus 0:2
Dynamo (K)-Ferencvaros 0:0

Grupi G
Leipzig-Manchester Utd 2:0
PSG-Basaksehir 0:0

13' Amadou Haidara thellon epërsinë e Leipzigut me rezultat 2:0 ndaj Manchester Utd. 

13' Cristiano Ronaldo shënon nga penalltia në Camp Nou, Juve avancon me 0:1 kundër Barcelonës.

11' Barcelona dhe Juventusi ende pa gola.

7' Ndeshje të mira në secilin takim.

2' Angelino kalon në epërsi Leipzig-un, ndërsa Manchester Utd në shok.

2' Priten lojëra të mira. Fillojnë ndeshjet.

Sfida më atraktive e mbrëmjes së sotme është mes Barcelonës dhe Juventusit, në kuadër të grupit G të Champions League në futboll.

Barcelona ka 5 fitore rresht, synon edhe të gjashtën, ndërsa Juve synon që t‘ia prish serinë e mirë. 
Barcelona kryeson me 15 pikë sa ka edhe Juve në pozitën e dytë, që të dy skuadra kanë siguruar kalimin në të tetën e finales.

Leipzig – Manchester Utd është sikur finale, skuadra që fiton kualifikohet ë tej.

Në grupin H, Manchester Utd udhëheq me 9 pikë, pasojnë PSG dhe Leipzig me 9 sosh, Basaksehir është në fund me 3.

Grupi E
Rennes-Sevilla 0:0
Chelsea-Krasnodar 0:0

Grupi F
Lazio-Club Brugge 2:2 (2:1)
Zenit-Dortmund 1:2 (1:0)

Grupi G
Barcelona-Juventus 0:1
Dynamo (K)-Ferencvaros 0:0

Grupi G
Leipzig-Manchester Utd 2:0
PSG-Basaksehir 0:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat