Ylli i Barcelonës, Griezmann ndërpret marrëveshjen me kompaninë Huawei

Futboll

Ylli i Barcelonës, Griezmann ndërpret marrëveshjen me kompaninë Huawei

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 23:50
Antoine Griezmann

Futbollisti francez Antoine Griezmann i dha fund marrëveshjes së marketingut me kompaninë telefonike Huawei të enjten.

Lajmin e ka konfirmuar vetë sulmuesi i Barcelonës në profilin e tij në Instagram.

Shkas për shkëputjen e kontratës milionëshe është bërë, sipas Griezmann, pasi Huawei është pjesë e atyre që diskriminojnë komunitetin mysliman në Kinë që njihen si ujgur.

“Pas dyshimeve të forta se kompania Huawei ka kontribuar në zhvillimin e një ‘alarmi Uighur’ falë softuerit të njohjes së fytyrës, unë ju njoftojë për ndërprerjen e menjëhershme të partneritetit tim me kompaninë”, ka shkruar Griezmann.

Rreth keqtrajtimit të këtij komuniteti, kohëve të fundit kanë reaguar edhe figura të njohura të sportit dhe biznesit.

Kompania ka thënë se janë të habitur me vendimin e francezit dhe se e kanë ftuar, për tu takuar dhe të shpjegohet puna që po bëhet, duke shtuar që kompania nuk ka tendenca diskriminuese.

Kina është përballur me një breshëri kritikash për trajtimin e saj ndaj pakicës së ujgurëve.

Besohet se qeveria kineze ka arrestuar deri në një milion ujgurë në provincën Xinjiang në ato që shteti i përcakton si “kampe të riedukimit”.

Ndër më të zëshmit rreth kësaj çështjeje ka qenë mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat