Klubet e mëdha mbesin duarthatë, Szoboszlai do të kalojë te RB Leipzig

Futboll

Klubet e mëdha mbesin duarthatë, Szoboszlai do të kalojë te RB Leipzig

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:23
Dominik Szoboszlai

Mesfushori 20-vjeçar hungarez i RB Salzburg,  Dominik Szoboszlai ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, pas paraqitjeve mjaft të mira, ndërsa e ardhja e tij pritet të jetë në kampionatin gjerman.

Siç raportojnë mediat në Gjermani, futbollisti pritet të transferohet te skuadra e RB Leipzig, që ka të njëjtin pronar me Salzburgun.

Sipas gjermanëve janë kryer të gjithë detajet e operacionit që pritet të finalizohet gjatë muajit janar.

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia, ka bërë që klubet evropiane të ofrojnë shumë më pak nga sa pretendon RB Salzburg, që në këtë mënyrë ka zgjedhur rrugën tjetër, ta transferojë te RB Leipzig.

Synimi është që lojtari të vazhdojë të rritet në kualitet për tu shitur pastaj me një çmim shumë më të lartë.

Për Dominik Szoboszlai kishte interesim nga klube si Real Madridi, Milan e Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat