Ish futbollisti me shtetësi zviceriane padit Feronikelin në FIFA

Futboll

Ish futbollisti me shtetësi zviceriane padit Feronikelin në FIFA

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 09:33
Feronikeli

Klubi Futbollistik “Feronikeli” ka derdhur në konton e futbollistit Kastriot Rexha saktësisht 10,000 euro si detyrime nga kontrata e kaluar e tij dhe si pasojë e vendimit të Komisionit Disiplinor në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Mirëpo, ish-kampionët e vendit priten të përballen me një tjetër gjyq, pasi që ish-futbollisti i kësaj skuadre, Haxhi Neziraj tashmë e ka dërguar lëndën në FIFA, mëson ekskluzivisht Gazetasheshi.com, transmeton Insporti.

Klubi i detyrohet mijra euro Nezirajt për shkëputjen e njëanshme të kontratës, ashtu siç pretendon futbollisti, i cili tashmë ka angazhuar dhe një avokat për t’u marrë me këtë çështje.

Image

Lënda tashmë ndodhet në zyret e ankesave në FIFA, pasi që Neziraj ka nënshtetësi zviceriane dhe ka vendosur që t’i drejtohet menjëherët këtij organi.

Kujtojmë që Neziraj ishte transferuar te Feronikeli në verën e vitit 2019, teksa ishte larguar pas gjashtë muajsh jo me deshirën e tij.

Kujtojmë që edhe disa nga futbollistët e kaluar të “Niklit” kishin paditur klubin në Federatën e Futbollit të Kosovës, teksa pretendojnë se nuk i kanë marrë paratë e titullit dhe disa nga premiot e dy edicioneve më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat