Një futbollist i ri shpallet hero, shpëton një njeri nga vetëvrasja

Futboll

Një futbollist i ri shpallet hero, shpëton një njeri nga vetëvrasja

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 13:33
Një futbollist i ri shpallet hero, shpëton një njeri nga vetëvrasja

Alex Mortensen është një futbollist i ri dhe premtues te skuadra e Kalmarit në Suedi.

Por, tani ai është i njohur më shumë nga pikëpamja njerëzore për një veprim të bërë së fundmi.

Gjegjësisht, ai shpëtoi një njeri nga vetëvrasja krejt rastësisht.

Derisa po shkonte me biçikletë në stërvitje, ai vuri re se një burrë po qëndronte afër një ure dhe ishte shumë i dehur.

Burri u përpoq të bënte vetëvrasje, por Mortensen arriti ta kapte nga këmbët dhe ta shpëtonte.

Situata zgjati disa minuta dhe një kalimtar rasti i dytë vuri re se çfarë po ndodhte dhe thirri policinë dhe ambulancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat