Derbi shqiptar pa gola në Maqedoninë e Veriut 

Futboll

Derbi shqiptar pa gola në Maqedoninë e Veriut 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:59
Derbi shqiptar pa gola në Maqedoninë e Veriut 

Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe Shkupi, u ndanë baras (0:0) në ndeshjen e javës së 17-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë.

Derbi shqiptar nuk solli fitues por as sulmuesit nuk u treguan të shkathët. 

Skuadra e Qatip Osmanit arriti një pikë ndaj kundërshtarit të favorizuar, Shkupi. 

Shkupjanët janë në vend të dytë me 33 pikë, tre me pak se lideri Shkendija, ndërsa Renova zë pozitën e 9-të me 16 sosh.

Nesër takohen: 
Vardari – Makedonija GP
Struga TL - Rabotniçki
Ak. Pandev - Shkendija
Boreci – Sileksi
Pelisteri – Bellasica
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat