Conte: Duhet të ngrejmë kokën dhe të fitojmë

Futboll

Conte: Duhet të ngrejmë kokën dhe të fitojmë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:48
Conte: Duhet të ngrejmë kokën dhe të fitojmë

Ka vetëm një mënyrë që të harrosh zhgënjimin e edleminimit të Champions-it, të fitosh menjëherë ndaj Kaljarit nesër në kampionat. Në konferencën e zakonshme për shtyp shfaqet trajneri i Interit, Antonio Conte për të folur për sfidën e nesërme ndaj skuadrës nga Sardenja:

Kaljari – “Një ndeshje e vështirë, dhe ndaj tyre është gjithmonë. Ne duhet të jemi të mirë në arritjen e përballjes në mënyrën e duhur që nga fillimi. Eleminimi nga Champions-i ishte e dhimbshme për mua dhe për lojtarët. Ne besuam në të, ne e kishim kthyer ekipin në rrugën e duhur. Tani le të ngremë kokën, morali nuk është ende lart, sepse është e drejtë që ka dhimbje, por ne e dimë që duhet t’a përballojmë menjëherë ndeshjen tjetër në mënyrën më të mirë.”

Premtimi për tifozat – “Më shumë se çdo gjë tjetër, unë dua t’i jap një mesazh tifozave të Interit. Ne nuk ua japim anën atyre që kënaqen dhe shpresojnë që ajo që po përpiqemi të krijojmë pas një viti e gjysmë të punës do të shkatërrohet. Unë shoh shumë negativitet, të tjerët janë duke kuptuar se sa mirë po bëjmë për të ardhmen e këtij klubi. Prandaj jemi kompaktë dhe të bashkuar. Vitin e kaluar kemi përfunduar të dytët si në Itali ashtu edhe në Europa Ligë. Edhe një herë jemi të besueshëm: Unë e kuptoj që ka shumë padurim pas 10 vitesh pa trofe, por kur filloni të punoni nga fillimi, ju duhet koha e duhur. Sapo të ndërtohet baza, ju mund të mendoni për meritën e tifozëve të Interit.”

Obligimi i fitimit të titullit kampion – “Pronësia ishte e qartë me mua, ai foli për rritjen dhe përmirësimin e të rinjve, për transformimin e lojtarëve të shkëlqyeshëm në lojtarët kryesorë. U specifikua vështirësia e momentit të post COVID-it, kështu që para së gjithash ishte e nevojshme t’i jepnim vazhdimësi rezultateve tona dhe, në këtë kuptim deklaratat e Presidentit Zhang i mbaj ato këtu me vete. Ishte thënë diçka shumë e qartë me të cilën jemi në linjë. Pastaj ata që më njohin e dinë që eliminimi nga Champions-i më djeg, ata e dinë se si po e jetoj.”

Fitimi i ndeshjeve të komplikuara – “Ne shpesh e gjejmë veten përballë kundërshtarëve që presin skuadrën, por ne jemi sulmi më i mirë i kampionatit. Ndaj Shaktarit nuk kemi qenë në gjendje ta kuptojmë, prandaj na duhet më shumë keqdashje dhe cinizëm. Mundësitë duhet të kapitalizohen nëse duhet të fitojmë.”

Përgatitja e ndeshjeve të kampionatit – “Është një dhimbje që të eleminohesh nga Europa, ne e besuam tek kualifikimi dhe ka hidhërim. Tani le të përqendrohemi në kampionat, nga tani në shkurt nuk ka asgjë të veçantë dhe, në fund të fundit, kemi vetëm dy ndeshje më pak për të luajtur të tjerët.”

Eriksen – “Ju e shihni kur është në fushë, sigurisht që puna ime është të përmirësoj të gjithë dhe po e bëj me të. Ai e di që unë jam i sinqertë nga ana intelektuale dhe se përpiqem t’i vendos të gjithë në një bazë të barabartë. Ndonjëherë mund ta bëj qartë, herë të tjera më pak. Ndoshta do t’i duhet pak më shumë Eriksen që të tregojë gjithë rritjen e tij me këtë ekip.”

Vidal – “Ai është akoma i padisponueshëm, ka rifilluar punën, ka pasur një problem muskulor dhe do të jetë e nevojshme ta kthejmë në kushtet më të mira duke respektuar kohët që nuk janë të gjata, por sigurisht që kërkojnë durim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat