Crotone 'shtyp' Spezian

Futboll

Crotone 'shtyp' Spezian

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:31
Crotone 'shtyp' Spezian

Crotone mori fitoren e parë në këtë sezon të Serie A në javën e 11-të, teksa mposhti me rezultatin e thellë 4:1 me Spezian, duke u ngjitur në kuotën e 5 pikëve, por duke mbetur në vendin e fundit, megjithatë ky sukses i jep shpresë skuadrës kalabreze për të tentuar qëndrimin në elitë.

Në duelin mes dy skuadrave të ardhur nga Serie B Crotone e kërkoi më shumë fitoren dhe arriti të zhbllokonte shifrat shumë shpejtë me Messias.  

Megjithatë Spezia reagoi shpejt dhe në të 18-ën barazoi rezultatin me Farias.

Gjithsesi Crotone kishte një marsh më shumë se Spezia në këtë sfidë dhe në fraksionin e dytë realizoi edhe tre herë të tjera me Reca, Edoardo Henrique dhe Messias për rezultatin final 4:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat