Sheringham: Kane është numri 9 më i mirë në botë, çdo klub në botë do ta dëshironte atë

Futboll

Sheringham: Kane është numri 9 më i mirë në botë, çdo klub në botë do ta dëshironte atë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:53
Harry Kane

Legjenda e Anglisë dhe Tottenham Hotspur, Teddy Sheringham ka thënë se Harry Kane është numri 9 më i mirë në botë dhe se çdo klub në botë e dëshiron atë nëse ai bëhet ndonjëherë i disponueshëm.

Shumë besojnë se fitimi i trofeve do të kërkohen në veri të Londrës në mënyrë që ‘pasuritë e çmuara’ të ekipit të qëndrojnë edhe më tutje në klub.

Kapiteni i Anglisë, Kane ka pranuar në të kaluarën se ambicia personale do ta detyrojë atë të peshojë opsionet e tij në një fazë nëse suksesi mbetet i pakapshëm.

Sheringham beson se Jose Mourinho do të duhet të fitojë trofe këtë sezon në mënyrë që lojtari kryesor i ekipit të qëndrojë, pasi një numër i madh rivalësh janë të gatshëm të shpenzojnë për Kane nëse bëhet i disponueshëm.

“Nëse Harry Kane bëhet i disponueshëm ose nëse donë të largohet nga Tottenham, ai mund të shkojë kudo që dëshiron në botë”, ka thënë fillimisht Sheringham për CardsChat.

“Unë mendoj se çdo klub në botë do ta dëshironte atë si numër 0 të tyre. Unë mendoj se ai është shumë i mirë. Mendoj se ai është nr.9 më i mirë në botë”.

“Pra, Tottenham duhet ta mbajë atë, Tottenham duhet të fitojë trofe për ta mbajt  atë. Nëse nuk e bëjnë këtë, kush e di se ku mund të përfundojë”, përfundoi legjenda e Spurs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat