Pogba dëshiron që agjenti Mino Raiola t’ia gjejë një klub të ri

Futboll

Pogba dëshiron që agjenti Mino Raiola t’ia gjejë një klub të ri

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 21:22
Paul Pogba

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba thuhet se po kërkon transferim në vitin 2021, pasi nuk është i kënaqur me situatën e tij te Djajtë e Kuq.

Ylli francez dëshiron të largohet nga Old Trafford vitin e ardhshëm dhe shumë klube janë të interesuara për të.

Pogba, kontrata aktuale e të cilit pritet të skadojë në 2022, ka pranuar më parë se ai ëndërron që një ditë të luajë për Real Madridin, dhe gjithashtu është lidhur shumë me një kthim në Juventus.

Sipas mediumit Sport Bild, francezi është i gatshëm që agjenti i tij Mino Raiola t’ia gjejë atij një klub të ri

Mediumi gjerman gjithashtu shton se Pogba mund të shkarkojë agjentin e tij nëse nuk arrin të rregullojë një transferim gjatë vitit të ardhshëm.

Pogba është lidhur edhe me klubin e madh francez, Paris Saint-Germain, ndërsa çmimi i tij thuhet se ka rënë ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat