Marotta: Objektivat e Inter janë të qarta, duhet të përmirësohemi

Futboll

Marotta: Objektivat e Inter janë të qarta, duhet të përmirësohemi

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:30
Giuseppe Marotta

Drejtori Sportiv i Inter, Giuseppe Marotta, ka folur për ecurinë e Inter, ai gjithashtu ju përgjigj pyetjeve lidhur me problemet që klubi po përballet.

‘Kemi analizuar momenet pozitive, por kemi qenë edhe auto kritik gjithashtu për vizionin e të ardhmes’, tha ai.

‘Eriksen? Nuk ka polemika këtu, kjo është kompetencë e trajnerit, ai ka një personalitet të madh, por trajneri e vendos se kush luan e kush jo, me rëndësi është që ai është në dispozicion’, tha 63 vjeçari.

Ai u pyet edhe nëse do ta konsideronte sukses vetëm nëse ata fitojnë Scudetton.

‘Jo, ky është një cikël i filluar vitin e kaluar. Unë mund ta gjykoj punën nga brenda, dhe them se është duke u bërë punë spektakolare, duke filluar nga finalja e Europa League vitin e kaluar, është e vërtetë që sivjet kemi hasur në vështirësi, por duhet të përmirësohemi’, përfundoi Beppe Marotta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat