Raiola sulmon gazetën Bild për rastin Pogba

Futboll

Raiola sulmon gazetën Bild për rastin Pogba

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:05
Mino Raiola

Agjenti italian, Mino Raiola, ka reaguar ndaj gazetës gjermane, Bild, e cila raportoi për deklaratat e tij në lidhje me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Raiola, nuk ishte i kënaqur me këtë, dhe zgjodhi profilin e tij në rrjetin social Twitter, për të reaguar.

Mbase ky reagim vjen pas thyerjes së heshtjes nga Pogba, pas lojës ndaj Manchester City, i cili i përmes rrjetit të tij në Instagram, i siguroi tifozët se gjithçka është mirë dhe se ai është 1000% i gatshëm për klubin.

Francezi gjithashtu sygjeroi se njerëzit që nuk e dinë situatën nga brenda, gjithmonë flasin.

Në anën tjetër, Raiola ka cilësuar lajmet e gazetës gjermane si ‘Fake News’.

‘Kampion i lajmeve të rreme (Fake News), si gjithmonë, Bild nuk zhgënjen, mahnitëse sesi lajmet e rreme përhapen shumë’, tha Mino Raiola.

Në sektorin e komenteve, mund të vërehet edhe reagimi i Pogbas, i cili kritikoi ‘Bild’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat