Burnley shkakton senzacion, Arsenali në krizë!

Futboll

Burnley shkakton senzacion, Arsenali në krizë!

Nga: K.Goca Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:10
Burnley shkakton senzacion, Arsenali në krizë!

Skuadra e Arsenalit si vendas pëson humbje me rezultat 1:0 nga Burnley, në takimin e javës së 12-të të Premier League. 

Në minutën e 73-të, futbollisti Aubameyang, ka shënuar autogol dhe që i kushtoi me humbje 'Topçinjve'. 

Në minutën e 58-të, Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq, pas një rrëmuje, ku kapi për fyti lojtarin rival, Ashley Westwood.

Arsenali është në vend të 15-të me 13 pikë dhe ka katër pikë më shumë se Burnley që renditet në pozitën e 17-të.

Burnley shkakton senzacion, Arsenali në krizë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat