Konfirmohen datat, ja kur zhvillohet dy duelet mes Barcelonës dhe PSG-së

Futboll

Konfirmohen datat, ja kur zhvillohet dy duelet mes Barcelonës dhe PSG-së

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:14
Neymar

Datat dhe oraret për dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Paris Saint-Germain janë konfirmuar pas shortit të hedhur më herët sot.

Shorti i Champions League për Raundin e 1/16 u hodh të hënën në mëngjes dhe vuri përballë kampionët francezë kundër “Blaugranëve”, në një përsëritje të takimit të famshëm midis palëve në këtë fazë të garës katër vite më parë.

Tani është konfirmuar se ndeshja e parë do të luhet në “Camp Nou” të Martën më 16 Shkurt para se ndeshja e kthimit të luhet në kryeqytetin francez tre javë më vonë, të Mërkurën më 10 Mars. Skuadra e Ronald Koeman lëngon në vendin e tetë në kampionat me vetëm 17 pikë nga 11 ndeshjet e para dhe nevojitet një këndellje e madhe para sfidave kundër parizianëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat