Raiola: Pogba mund të largohet në verë, në janar është vështirë të arrihet marrëveshja

Futboll

Raiola: Pogba mund të largohet në verë, në janar është vështirë të arrihet marrëveshja

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:56
Paul Pogba

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola ka folur sërish lidhur me situatën momentale të mesfushorit të Manchester Unitedit.

Agjenti pretendon se francezi nuk është i lumtur në “Old Trafford” dhe para disa kohe bëri të ditur se lojtari dëshiron sa më parë largimin.

Sidoqoftë, tani Raiola ka thënë se fituesi i Kupës së Botës mund të largohet në verë, meqenëse është vështirë që marrëveshja të arrihet në janar.

“Pogba do këtë të ardhme të mirë Në Angli janë shumë të prekshëm kur flet për Pogba, unë vetëm kam treguar mendimet e mia”.

“Kam thënë që Pogba mund të largohet në verë, është vështirë që marrëveshjet e mira të arrihen në janar”, tha ai.

Nga ana tjetër, para disa ditëve Pogba me anë të një postimi bëri të ditur se do vazhdojë të bëjë më të mirën në fanellën e “Djajve të Kuq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat