Andrea Agnelli zbulon emrin e kapitenit të ardhshëm të Juventusit

Futboll

Andrea Agnelli zbulon emrin e kapitenit të ardhshëm të Juventusit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 10:01
Andrea Agnelli

Numri 1 i Juventusit, Andrea Agnelli, ka marrë çmimin “Golden Boy 2020” në kategorinë “presidenti më i mirë në Europë”, ndërsa gjatë një intervistë të dhënë në ceremoninë e rastit, foli edhe për situatën e Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas po vuan jo pak edhe këtë sezon me fanellën bardhezi, por Agnelli theksoi se klubi beson shumë tek ai dhe i ka bërë një ofertë shumë joshëse për të rinovuar kontratën që i skadon në verën e 2022-shit.

“Ajo me Paulo Dybala është një dashuri reciproke. Ka pasur një periudhë të vështirë, por do të jetë kapiteni ynë i ardhshëm.

Nga ana jonë ka marrë një ofertë për rinovim, që do ta fusë në listën e 20 futbollistëve më të paguar në botë, ndaj tani presim përgjigjen e tij”, u shpreh Agnelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat