Bayern Munih publikisht ka hequr dorë nga Kylian Mbappe

Futboll

Bayern Munih publikisht ka hequr dorë nga Kylian Mbappe

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 12:51
Bayern Munih publikisht ka hequr dorë nga Kylian Mbappe

Bayern Munih publikisht ka hequr dorë nga Kylian Mbappe.

Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se Bayerni asnjëherë nuk e ka diskutuar opsionin e transferimit të Kylian Mbappe.

Ndoshta për shkak të shifrave marramendëse, pasi pritet të kushtojë së paku 200 milionë euro.

“E dua Mbappen dhe mënyrën e tij të lojës, por kurrë nuk kemi konsideruar që mund të vijë në Bayern. Përveç kësaj, është mirë aty ku është”, tha ai.

“Nasser Al Khelaifi është mik i mirë i imi. Nuk do ta shqetësoi me këtë temë”.

Klubi tjetër që synon Mbappen është Manchester City, por tashmë e ka harruar atë pas spekulimeve për Lionel Messin, derisa dëshira e Liverpoolit është zbehur shkaku krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Kështu, Madridi duket favorit pasi nuk ka shpenzuar asnjë cent vitin e kaluar, derisa ka fituar afër 200 milionë nga shitjet e futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat