Fonseca i lumtur me fitoren dhe ngjitjen në tabelë

Futboll

Fonseca i lumtur me fitoren dhe ngjitjen në tabelë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 09:36
Roma

Roma ka vazhduar me fitore në Serie A teksa ka mposhtur Torinon në Olimpico me rezultat 3-1.

Giallorosët luajtën pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më shumë në fushë, pasi në minutën e 14-të Torino mbeti më një lojtar më pak.

Falë këtyre tri pikëve ndaj Torinos, Roma është ngritur në pozitën e katërt në tabelë, me pikë të barabarta (24) sa Juventusi në vendin e tretë dhe kanë katër pikë më pak se lideri Milan.

Image

E me këtë fitore ka mbetur i kënaqur edhe trajneri i Romës, portugezi Paulo Fonseca.

“Tre pikët ishin objektivi ynë dhe këto më kënaqen. Qëllimi ishte të fitonim dhe e dinim që nuk ishte e lehtë. Ne fituam dhe e bëmë mirë, më pëlqente të shënonim tre gola dhe të fitonim”, tha Fonseca.

Ai ka lavdëruar për lojën e treguar mesfushorin italian Lorenzo Pellegrini që u shpall lojtar i ndeshjes.

“Pellegrini shënoi një gol të mirë dhe bëri një lojë të shkëlqyeshme si gjithmonë, por e gjithë skuadra luajti mirë”, tha Fonseca.

Roma në fundjavë do të ketë një tjetër ndeshje të vështirë, pasi luan në udhëtim te Atalanta. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat