Klopp thyen heshtjen për Xherdan Shaqirin

Futboll

Klopp thyen heshtjen për Xherdan Shaqirin

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:02
Klopp thyen heshtjen për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri që një kohë është i lënduar dhe Jurgen Klopp ka bërë të ditur se ai pritet të kthehet në stërvitje nga java tjetër.

Jurgen Klopp sot mbajti konferencën për shtyp para ndeshjes me WBA në kuadër të Premier Ligës.

Në këtë konferencë tekniku gjerman foli për futbollistët e lënduar dhe tha se Thiago, Milner dhe Shaqiri pritet që të kthehen nga java e ardhshme në stërvitje me skuadrën.

“Thiago Alcantara mund të rikthehet në stërvitje me skuadrën nga java tjetër. James Milner dhe Xherdan Shaqiri janë gjithashtu në garë për të bërë të njëjtën gjë,” ka thënë Klopp.

Ndryshe, Klopp dje fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të vitit nga FIFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat