Guardiola: Ai është shumë i rëndësishëm për ne

Futboll

Guardiola: Ai është shumë i rëndësishëm për ne

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:18
Guardiola: Ai është shumë i rëndësishëm për ne

Orkestra e mesfushës së City pritet që të luajë edhe gjatë kohës së Krishtlindjeve, derisa City ka tetë pikë më pak se liderët e Premier Ligës, Liverpool

Pep Guardiola ka thënë se ai nuk mund t’i japë Kevin De Bruynes pushim gjatë kohës së Krishtlindjeve për shkak se Manchester City do të përpiqen që të zvogëlojnë dallimin me pikë me Liverpool në krye të tabelës.

City do të përballet me vendin e tretë në ligë, Sothampton të shtunën, derisa do të luajnë 5 ndeshje në 15 ditët e ardhshme, përfshirë tri ndeshje si mysafirë kundër Arsenalit në Carabao Cup dhe kundër Evertonit e Chelseat në ligë.

“Ai është shumë i rëndësishëm për ne, ai nuk do të këtë pushim”, tha Guardiola. “Ai u pushua në Ligën e Kampionëve, ai u pushua edhe në ndeshjet e tjera – javë më parë ai kishte luajtur më pak ndeshje në Premier Ligë dhe tani kemi nevojë për të”.

Sergio Aguero po vazhdon rikuperimin e lëndimit në gju që e kishte pësuar në verë dhe sulmuesi argjentinas do të jetë në bankë për ndeshjen që do ta zhvillon City kundër Southamptonit.

Pa Agueron, City ka vuajtur për të shënuar këtë sezon. Ata kanë shënuar vetëm 18 gola – 17 më pak se sa sezonin e kaluar në kaq xhiro – kurse Guardiola thotë se skuadra e tij duhet të krijojë më shumë shanse për të ardhur të goli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat