​Liverpool dhe PSG të interesuara për Asension

Futboll

​Liverpool dhe PSG të interesuara për Asension

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 21:48
Marco Asensio

Mesfushori mund të lejohet të largohet nga Real Madridi.

Liverpool dhe Paris Saint-Germain kanë shprehur interesim serioz për mesfushorin e “Galaktikëve” Marco Asensio, raporton “Todofichajes”.

24 vjeçari nuk është duke e gjetur formën e tij më të mirë në Spanjë, pas një periudhe jo të mirë me lëndime të shumta.

Zinedine Zidane mund të bëhet gati për shitjen e Asensios, vetëm për të mbledhur fonde të mjaftueshme, për të siguruar transferime të reja në “Santiago Bernabeu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat