McKennie shpallet lojtari i vitit në SHBA

Futboll

McKennie shpallet lojtari i vitit në SHBA

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 21:50
Weston McKennie

Mesfushori i Juventusit Weston McKennie është shpallur lojtari më i mirë amerikan i vitit 2020.

22-vjeçari arriti në Juventus nga Schalke 04 verën e kaluar dhe përfaqëson Kombëtaren  SHBA-ve, ai ka rexhistruar 19 paraqitje për Kombëtaren e tij dhe tashmë ka bërë një ndikim të madh ‘Bianconerët’.

McKennie ka tetë paraqitje në Serie A, ku ka shënuar dy gola, i fundit në derbin ndaj Torinos, po ashtu shënoi në fitoren kundër Barcelonës.

Ai u shpeh i kënaqur me çmimin e fituar, por gjithashtu ishte paksa i befasuar. Ai tha se kjo është një hap i madh në karrierën e tij, sepse ka rikujtuar se ka qenë një udhëtim i gjatë deri tani.

Ai ka falenderuar tifozët për mbështetjen, dhe ka shprehur dëshirën e tij që Kombëtarja amerikane të kualifikohet në Kupën e Botës të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat