Aguero kërkon edhe pak durim nga City

Futboll

Aguero kërkon edhe pak durim nga City

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:04
Aguero kërkon edhe pak durim nga City

Sergio Aguero ka kërkuar edhe për pak kohë derisa të rikthehet nga lëndimi që pësoi në gju javë më parë.

Sulmuesi 32-vjeçar ka startuar në vetëm tri ndeshje në gjashtë paraqitje në të gjitha garat në këtë sezon, derisa në këtë javë u rikthye në fitnes.

Argjentinasi ka folur për problemet e tij me lëndimin, duke thënë se ai ka nevojë edhe për pak kohë që të rikthehet në më të mirën e tij.

"Është e vështirë. Nganjëherë gjuri im është mirë, nganjëherë më keq. Jam duke bërë gjithçka që të rikthehem", ka thënë Aguero.

"Kam nevojë edhe për pak kohë, por që do të kthehem brenda jave dhe shpresoj të jem në më të mirën time".

"Tani, unë vetëm kam nevojë për pak kohë dhe sezoni është ende i gjatë", ka shtuar më tej sulmuesi argjentinas.

Aguero njihet si një sulmues që shkakton shumë probleme për mbrojtjen kundërshtare dhe mungesa e tij te City tashmë vërehet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat