Lojtarë të inatosur edhe kur fiton 0:7

Futboll

Lojtarë të inatosur edhe kur fiton 0:7

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 18:43
Klopp

Liverpuli ka arritur që të marrë një fitore tenistike në transfertën ndaj Kristal Palase duke fituar 0:7.

Por pavarësisht këtyre shifrave vazhdojnë problemet në ekip me lojtarë që janë të pakënaqur me vendimet e Klopp. Pikërisht në këtë aspekt çalon edhe Liverpuli, ndryshe nga më parë. Përpara pak kohësh ishte Salah që e shfaqi hapur nervozizmin e tij ndaj Klop për zëvendësimin që i bëri dhe ndeshjen e sotme e ndoqi nga stoli.

Salah do të aktivizohej në minutën e 51 për të marrë vendin e Sadio Manes, por këtë herë ishte ky i fundit që mbeti i pakënaqur me Klop, pavarësisht se ndeshja ishte e vulosur.

“Unë e kuptoj se përse Sadio Mane është nervikosur. Ka parë orën dhe ishte minuta e 51. Unë jam i lumtur që zëvendësimi u bë kaq herët, por Mane nuk ishte.

Kjo është normale, është mirë. Jam këtu për të marrë vendime dhe lojtarët duhet t’i pranojnë”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat