Partizani ka barazuar pa gola ndaj Bylisit

Futboll

Partizani ka barazuar pa gola ndaj Bylisit

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 19:00
Partizani ka barazuar pa gola ndaj Bylisit

Partizani ka barazuar pa gola ndaj Bylisit, duke shënuar ndeshjen e katërt radhazi që skuadra e Dajës nuk gjen rrjetën e konfirmuar problemin që kanë të kuqtë sa i përket tundjes së rrjetës kundërshtare.

Në fakt, skuadra kryeqytetase e nisi takimin me shumë vrull, duke sulmuar që në start e rrezikuar disa herë portën e Qirkos, sidomos me anë të Solomon i cili shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi.

Por me kalimin e minutave Bylisi i mbylli çdo shteg në fushë dhe në pjesën e dytë, gjeti mundësinë edhe të kundërsulmonte rrezikshëm duke u shfaqur disa herë para Hoxhës.

Fundi i ndeshjes i takoi përsëri skuadrës së Partizanit, që ngulmoi të shënonte por pavarësisht një qarkullimi të gjatë të topit, nuk krijoi shumë raste për t’u mbajtur mend dhe u desh të mbyllte një tjetër ndeshje pa iu gëzuar qoftë edhe një goli të vetëm.

Ndërsa për ballshiotët, kjo pikë vlen për t’iu larguar edhe më shumë zonës së ftohtë e për të shpresuar që të mbetet larg saj të paktën deri në janar kur të hapet merkato që do të sjellë lojtarët që kërkon Dovedan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat