Rummenigge ndryshon mendje, pret largimin e Alabas nga Bayern Munichu

Futboll

Rummenigge ndryshon mendje, pret largimin e Alabas nga Bayern Munichu

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 00:43
Karl-Heinz Rummenigge

Kryetari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka pranuar që David Alaba është i vendosur të largohet nga klubi gjerman. Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2021, dhe lojtari mund të negociojë me këdo që dëshiron nga 1 janari.

Rummenigge foli për largimin e mundshëm të Alabas dhe duket se ka pranuar që lojtari do të largohet.

“Bayern bëri gjithçka që mundi për t’u përpjekur dhe për të arritur një marrëveshje”, ka thënë fillimisht Rummenigge.

“Ne patëm shumë biseda, por kërkuam përgjigje nga ai në fund të tetorit. Kjo nuk ndodhi dhe nuk e di nëse do të kthehemi në negociata”.

“Ajo për të cilën dua të jem i qartë është se oferta jonë tregoi saktësisht se sa e vlerësojmë, por ai nuk e pranoi atë”.

Gjermani gjithashtu foli për thashethemet se Alaba mund të jetë në rrugën e tij për në Real Madrid, ku mund të shkojë si lojtar i lirë.

“Unë nuk di asgjë në lidhje me thashethemet e Real Madridit. Ai është i lirë të flasë me kë të dojë nga 1 janari”, përfundoi drejtuesi i Bayernit.

Lojtari është i etur për një lëvizje në Spanjë, por thuhet gjithashtu se po vlerëson opsionet e Paris Saint-Germain dhe Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat