Merkato në hyrje, Tirana ka akord me ish-in e Wolfsburg

Futboll

Merkato në hyrje, Tirana ka akord me ish-in e Wolfsburg

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 08:49
Merkato në hyrje, Tirana ka akord me ish-in e Wolfsburg

Tirana ka akord me Ferhan Hasanin. Bardheblutë vuajnë një “shterpësi” në sulm gjatë këtij sezoni, me drejtuesit që kërkojnë më shumë siguri në repartin e avancuar.

Shtypi i shkruar bën me dije se mes Hasanit dhe Tiranës ka një marrëveshje, me lojtarin që mund të jetë i afruari i parë ende pa u hapur merkato e janarit.

Sulmuesit I skadon kontrata me HJK Helsinkin në 31 djetor të këtij viti, teksa 30 vjeçari ka një eksperiencë të madhe në nivel ndërkombëtar.

Hasani është pjesë edhe e kombëtares së Maqedonisë së Veriut. Veç Shkëndijës së Tetovës, sulmuesi ka luajtur edhe me Wolfsburg, Brondby dhe Al-Raed.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat