Plani i dyfishtë i Realit, Mbappe dhe Pogba në verë

Futboll

Plani i dyfishtë i Realit, Mbappe dhe Pogba në verë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 08:53
Kylian Mbappe dhe Paul Pogba

Real Madridi është duke planifikuar të transferojë dy yje të mëdha të futbollit në afatin kalimtar veror.

Thuajse në secilin afat kalimtar, në vitet e fundit, Los Blancos po lidhen me Kylian Mbappe dhe Paul Pogba.

Klubi madrilen e ka bërë të qartë dëshirën për t’i pasur në skuadër këta dy futbollistë, megjithatë është në kërkim të formulës për transferimin e tyre.

Image

Sipas 90min, Mbretërit tashmë e kanë planin e gatshëm që ta bindin Paris Saint Germainin dhe Manchester Unitedin për futbollistët e tyre.

Reali planifikon të paguajë për Mbappen me këste dhe në këtë mënyrë do të kishte fonde të mjaftueshme që ta transferonte edhe Pogban, të cilin është duke e kërkuar edhe Juventusi. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat